Me një karrierë të fokusuar kryesisht në përmirësimin e cilësisë në arsim, Valmira ka punuar si asistente, bashkëpunëtore e terrenit, koordinatore dhe menaxhere në organizata si Autostrada Biennale, KEC, Nevo Koncepti.
Si aktiviste e shoqërisë civile ajo monitoron Komunën e Prizrenit sa i përket sektorit të arsimit, përmirësimit të politikave arsimore, të drejtave të njeriut me theks të veçantë për të drejtat e grupeve të margjinalizuara të shoqërise. Valmira ka ndjekur edhe Shkollën Politike organizuar nga PIPS, dhe është #Fellow e Kohortës së Parë të programit të Teach For Kosova.
Pasioni i saj për sundimin e ligjit, zvogëlimin e pabarazive në shoqëri dhe përkrahjen e të rinjëve për të drejtat e tyre ka bërë që Valmira të punojë me moton "Të edukohemi dhe riedukohemi vazhdimisht sepse ndryshimet fillojnë nga ne’’.
Në Teach For Kosova roli i saj do të jetë menaxhimi i projekteve dhe lehtësimi i procesit për vendosjen e Fellows në shkolla në mes të Teach For Kosova dhe komunave.
E-mail: [email protected]