Të angazhuar në promovimin e mendimit kritik dhe bashkëpunimit multietnik!

1309-title

???? Për 12 javë, #Fellows bashkë me nxënësit e përfshirë në projektin "Promovimi i Mendimit Kritik dhe Kohezionit Multietnik në mesin e të rinjve" kanë mbajtur sesione të debatit mbi tema të ndryshme.

???? Javën e kaluar, nxënësit patën mundësinë të shfaqin njohuritë e tyre, zhvillimin e mendimit kritik dhe aktivizmin qytetarë nëpërmjet organizimit të garave të debatit mes komunave të perfshira në projekt.

???? Në keto sesione debatet dhe argumentet janë bazuar në këto tema të rëndësishme:

✅Qeveria e Kosovës ka vendosur: Te gjithë të rinjtë nën moshën 16 vjeçare të kenë të drejtë vote - A mendoni se ulja e moshës së votimit nga 18 vjeçare në 16 vjeçare është një hap i mirë për Kosovën, apo jo?"

✅Shkolla duhet të lejojë nxënësit të zgjedhin lëndët e tyre të preferuara bazuar në interesin e tyre personal: A jeni dakord që të gjithë duhet të ndjekin të njëjtat lëndë mesimore?

✅Qeveria e Kosovës ka vendosur që sherbimi ushtarak të jetë i detyrueshëm për vajzat dhe djemtë mbi moshën 18 vjeçare: A mendoni se përfshirja e vajzave në këtë vendim është e duhur?

???? Nxënësit e Komunës së Shtimes fituan raundin e parë të garave, duke mposhtur nxënësit e Gjakovës, dhe nxënësit e Komunës së Lipjanit fituan ndaj atyre të Skënderajt. Në raundin e dytë, nxenesit nga Komuna e Lipjanit, vazhduan të shfaqnin aftësitë e tyre të jashtëzakonshme në debat, duke fituar ndaj nxënësve të Podujevës.

Vendi në finale ???? u rezeruva per Komunën e Lipjanit dhe asaj të Shtimes, ku në fund triumfuan nxënësit nga Lipjani.

???? Në aktivitetin e fundit të projektit, nxënësit do të takohen me kryetarët e komunave në dëgjime publike. Ata do të diskutojnë me kryetarët e tyre në një mjedis jo-formal dhe do të prezantojnë kërkesat e tyre për të përmirësuar komunitetin ku jetojnë.

Projekti "Promovimi i Mendimit Kritik dhe Kohezionit Multietnik ne mesin e te rinjeve" financohet nga National Endowment For Democracy ????❤

Gallery

Share this Post: