Thirrje për aplikim për dhënien e bursave për studentë

Thirrje për aplikim për dhënien e bursave në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rriturve, të rinjve dhe fëmijëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes edukimit” i cili financohet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe implementohet nga Teach For Kosova

Teach For Kosova hap konkurs për dhënien e bursave për studimet universitare për studentët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Bursat planifikohen të jepen për studentët të cilët në tri vitet e fundit, për shkaqe të ndryshme, i kanë braktisur studimet pas vitit të parë ose të dytë akademik.

Qëllimi i bursave është t’i motivojnë të rinjtë t’i përfundojnë studimet përmes lehtësimit të barrës së shpenzimeve studimore.

Shuma të cilën do ta përfitojnë studentët është 900 Euro për vit akademik. Nga ky program bursë do të përfitojnë 5 studentë.

Inkurajohen të aplikojnë studentët të cilëve u kanë mbetur përgjysmë studimet, përkatësisht dy vitet e fundit të studimeve. Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në email adresën [email protected] .

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Kopja e Certifikatës së përfundimit të shkollës së mesme (Diploma)
  • Dëshmi nga Qendra për Punë Sociale (QPS) ose nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK), që studenti ose familja e ngushtë janë përfitues të ndonjërës prej skemave sociale ose që kanë qenë të përfshirë në programet komunale të përkrahjes ose "Vërtetimi i Papunësisë" për prindërit i lëshuar nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës.
  • Kopja e letërnjoftimit.

*Për shkak të interesimit për aplikim afati për dorëzim të aplikimeve është shtyer deri më datë 04 Mars 2022, ora 17:00.

Share this Post: