Thirrje për aplikim për dhënien e bursave në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rriturve, të rinjve dhe fëmijëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes edukimit” i cili financohet nga Danish Refugee Council (DRC) dhe implementohet nga Teach For Kosova
Teach For Kosova hap konkurs për dhënien e bursave për nxënës të shkollave të mesme të larta që vijnë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Bursat planifikohen të jepen për nxënës të cilët i kanë braktisur mësimet pas vitit të parë ose të dytë akademik.
Thirrja për dhënien e bursave për nxënës të shkollave të mesme u dedikohet nxënësve të cilët kanë braktisur shkollimin dhe me anë të kësaj burse do t’u paguhet arsimi për të rritur për përfundimin e vitit akademik. Qëllimi i bursave është që t’i motivojnë të rinjtë ta përfundojnë shkollën e mesme përmes lehtësimit të barrës së shpenzimeve.
Shuma të cilën do ta përfitojnë nxënësit është 600 Euro për vit akademik. Nga ky program bursë do të përfitojnë 5 nxënës. Inkurajohen të aplikojnë nxënësit të cilët për çfarëdo arsye kanë ndërprerë shkollimin e mesëm.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
- Certifikatën e përfundimit të shkollës fillore
- Certifikatën e klasave të përfunduara të shkollimit të mesëm (nëse ka të përfunduar ndonjë);
- Kopja e letërnjoftimit.
Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në email adresën [email protected]
*Për shkak të intersimit për aplikim afati për dorëzim të aplikimeve është shtyer deri më datë 04 Mars 2022, ora 17:00.