Hear Us

1235-title

Projekti “Hear Us” është projekt i financuar nga VORAE, qëllimi i së cilës është të përçojë një mesazh sensibilizues për organet e ligjit dhe rendit në Kosovë dhe bën thirrje për një punë sa më efektive për trajtimin e drejtësisë sociale.

Ky projekt është zhvilluar me të rinjtë e komunave të Kosovës: Lipjanit, Obiliqit, Istogut, Fushë Kosovës, Prizrenit dhe Ferizajit.

Në kuadër të projektit në fjalë, janë zhvilluar dy aktivitete të mirëpritura: Living Library dhe Mini maratona “Know and Adress Antigypsyism” në komunat e lartëpërmendura.

Të rinjtë pjesëmarrës në aktivitetin Living Library kishin rastin të diskutojnë për kufizimet që ballafaqohen në institucionet arsimore, ngritjen e vetëdijësimit rreth anti-gjipsizmit dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të komuniteteve. Pjesë e diskutimeve ishin aktivistë për të drejtat e komuniteteve, Sejnur Veshall, Besart Elshani, Ridvan Gashi, Mimoza Q. Gavrani dhe Regjë Mujaj, aktivistë për të drejtat e komuniteteve.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme vrapuan me qëllim të ngritjes së vetëdijës për njohjen dhe adresimin e antigjipsizmit dhe bën thirrje për një punë sa më efektive të organeve kompetente në trajtimin e drejtësisë sociale. Të rinjëve të Lipjanit në vrapim iu bashkua kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Fituesit e kësaj maratone janë shpërblyer me dhurata modeste, kupon dhuratë nga libraritë, të cilat mund të përdoren për blerjen e librave të shkruara nga shkrimtarët që vijnë nga komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian dhe të tjera, të cilat trajtojnë kulturën e këtyre komuniteteve dhe diversitetin në Kosovë.

Pjesë e projektit "Hear Us" janë edhe dy moralet e realizuara në komunën e Istogut dhe Prizrenit, dhe dy të tjera janë realizuar në komunën e Ferizajit dhe Prishtinës.

Gallery

Share this Post: