Let's Debate Change

1229-title

Për t’i sfiduar paraqykimet dhe diskriminimet, projekti “Let’s Debate Change” u implementua në pesë komunat e Kosovës: Obiliq, Fushë Kosovë, Istog, Pejë dhe Deçan.

Projekti “Let’s Debate Change” është financuar nga Solidar Suisse Kosova, ku përgjatë tij janë zhvilluar dhjetë ekipe të debatit në shkolla të mesme. Në Fushë Kosovë, Pejë dhe Deçan janë krijuar nga dy klube të debatit. Nxënësit pjesëmarrës kanë marrë pjesë në shumë aktivitete, të cilat kanë kontribuar në aftësitë e tyre për debat, komunikim, mendim kritik, dialog, zgjidhje të problemeve, zhvillim të lidershipit dhe aktivizëm civil.

Gjatë kohës së implementimit të projektit, nxënësit e shkollave të mesme takuan liderë të komunitetit të tyre përmes aktivitetit “Living Library” dhe mbajtën dëgjime publike me zyrtarët e rangut më të lartë në komunën e tyre.

Qëllimi kryesor i bibliotekave të gjalla është të sfidojmë paragjykimin dhe diskriminimin, si dhe të krijojmë dialog përsonal konstruktiv midis njerëzve që normalisht nuk do të kishin mundësi të flisnin me njëri-tjetrin.

Gallery

Share this Post: