Summer Institute 2020

Trajnuam 17 Fellows të veçantë 150 orë trajnime, për pesë javë. Në anketën tonë pas institutit, 100% të Fellows thanë se do ta rekomandonin fellowshipin te një mik apo një i afërm.

Gjithësej 12 mysafirë, folës, ishin të ftuar që të ndanin me stafin dhe Fellows e Teach For Kosova dijen dhe përvojat e tyre profesionale. Ish-kryeministri Albin Kurti, Ushtruesja aktuale e Detyrës së Presidentit si dhe Kryetarja e Parlamentit znj. Vjosa Osmani, dhe Dekani i Fakulteti të Edukimit profesor Blerim Saqipi ishin tre ndër mysafirët tanë të shquar.

Share this Post: