Gjatë kësaj jave, Fellows morën pjesë aktive në sesione të ndryshme mësimore thelbësore, duke rritur ndjeshëm njohuritë dhe aftësitë e tyre si pjesë e programit të Institutit Veror.
Dr. Gjergj Haxhiu, profesor i Edukimit Special nga ShBA, drejtoi dy sesione trajnuese të cilat u u fokusuan në temat "What is Deep Learning" dhe "Planning for Instruction". Fellows fituan njohuri të vlefshme në këto aspekte të rëndësishme të arsimit, nga ekspertiza e Profesor Haxhiut!
Nadire Çengaj, Trajnere e Trajnerëve të Kurrikulës, zhvilloi trajnimet me focus në Rezultatet e të nxënit dhe "Mësimdhënia e bazuar në kompetenca". Këto sesione u dhanë Fellows mjete dhe strategji të vlefshme për të përmirësuar praktikat e tyre të mësimdhënies.
Fellows të Kohortës së Katërt, patën mundësi që të jenë pjesë e një sesioni “Pyetje dhe Përgjigje” me Wendy Kopp, CEO frymëzuese e Teach for All. Njohuritë dhe përvojat e saj të vlefshme lanë një ndikim të qëndrueshëm te secili Fellow!
Përkushtimi i #Fellows për rritjen personale dhe profesionale është vërtet mbreslënës, jemi krenarë për angazhimin dhe entuziazmin e shfaqur gjatë këtyre sesioneve.