Albina Hoti

1337-title

Albina Hoti, 21-vjeçare nga komuna e Rahovecit, është studente e vitit të 3-të në Departamentin e Gjeografisë, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjatë studimeve të saj, ajo ka shfaqur një interes të veçantë duke qenë aktiviste e klubit të parë të astronomisë në Kosovë, “Astronomy Club Of Kosova”, dhe duke marrë pjesë në projekte të ndryshme të klubit.

Në vitin e dytë të studimeve, në kuadër të Departamentit të Gjeografisë, ajo fitoi bursë 1-mujore në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Olomouc, Çeki, përmes programit Ceepus, një program për exchange të studentëve të gjeografisë jashtë vendit, ku morën pjesë në disa prej ligjëratave në drejtimin e Gjeografisë.

Motivimi i Albina Hotit për të qenë pjesë e Teach For Kosova vjen nga synimi për ngritjen e cilësisë në arsim dhe përfshirja e një brezi të ri të mësimdhënësve të përkushtuar në këtë drejtim. Ajo beson se rinia e Kosovës meriton një arsim dhe shkollim cilësor. Duke u bazuar në thënien e Albert Einstein ku thotë se: “It’s the supreme art of the teacher to awaken joy in creative expression and knowledge”, Albina synon të kontribuojë në një lëvizje që do të transformojë sistemin e arsimit dhe do të sigurojë qasje të barabartë për një arsim cilësor për të gjithë fëmijët.

Share this Post: