Arbesa Vishi

1327-title

Arbesa Vishi, 24-vjeçare, vjen nga Komuna e Kaçanikut, fshati Kaçanik i Vjetër. Arbesa ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Gjilanit "Kadri Zeka", në Fakultetin e Edukimit, Programin Fillor.

Pas përfundimit të studimeve, Arbesa u angazhua si mësuese klasore në maj të vitit 2021. Për të, kjo periudhë trivjeçare ka qenë një rrugëtim i pasur me përvoja të reja dhe sfida të cilat i ka përballuar me guxim. Ajo e kupton se në jetë nuk ka probleme, por vetëm sfida që ne mësojmë të zgjidhim hap pas hapi.

Gjatë studimeve, përveç pjesëmarrjes në trajnime, Arbesa gjithashtu ka qenë e angazhuar në trajnime të ndryshme me tema si: arti, teknologjia, shkenca dhe gjuhët. Të gjitha mësimet e marra ajo po i përcjellë te nxënësit e saj me qëllim të zhvillimit të aftësive të tyre, e këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e dytë radhazi në garën e robotikës në Kosovë, “Kosova Makers League”.

Interesimet e Arbesës, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së saj profesionale, kanë ndihmuar në formimin e një perspektive më të gjerë për edukimin cilësor. Kjo e ka frymëzuar atë të angazhohet në organizatën "Teach For Kosova", ku synon të kontribuojë në ngritjen e cilësisë në arsim.

Qëllimi dhe misioni profesional i Arbesës është të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të frytshëm për nxënësit. Ajo beson në rëndësinë e investimit në vetvete dhe shpreh bindjen se suksesi është i mundur nëpërmjet përkushtimit të vazhdueshëm dhe përpjekjeve të palodhura.

Përmes një citati të famshëm “Më thuaj dhe harroj, më mëso dhe mund të kujtoj, më përfshi dhe mësoj.” të Benjamin Franklin, ajo thekson se mësimi është një proces i vazhdueshëm, i cili përmbledh të gjitha aspektet e përfshira në arsimimin dhe zhvillimin personal.

Share this Post: