Ariana Kuqi

1333-title

Ariana Kuqi, e lindur me 1994 në Pejë të Kosovës. Ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesmen në vendlindje, duke qenë një nxënëse e dalluar në klasë. Ajo ka qenë gjithmonë e prirur për të mësuar, eksploruar dhe krijuar. Një adhuruese librash që i pëlqen të lexojë dhe të marrë e të përpunojë informacione që atëherë.

Ariana ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Filologjisë. E dashuruar me librat dhe duke qenë kurioze, ajo ka përfunduar studimet Bachelor për Gjuhë dhe Letërsi angleze.

Punën si mësimdhënëse e gjuhës angleze e filloi duke arritur rezultate të shkëlqyera si mësimdhënëse, duke qenë e qartë, entuziaste dhe punëtore. Kurioziteti dhe dashuria për profesionin e bëri atë të kërkonte shkollimin e mëtejshëm. Studimet master i ka nisur në vitin 2016 dhe i ka përfunduar në vitin 2019 pranë Universitetit të Prishtinës, ku fitoi titullin Master i Shkencave të Filologjisë.

Gjatë viteve të studimit, Ariana ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare lidhur me mësimdhënien. Pas studimeve, ajo ka qenë pjesë e shumë organizatave që kanë kontribuar në mësimdhënie. Përveçse e pranishme, ka qenë edhe folëse në konferenca duke ndarë njohuritë dhe profesionalizmin e saj me kolegët, mësimdhënësit dhe profesorët.

Duke pasur aftësi udhëheqëse, aftësi të shprehjes së mendimeve, njohuri të informatikës dhe aftësi të mësimdhënies, ajo synon avansim të mëtejmë në nivele më të larta studimi, duke kontribuar me kërkime në fushën e mësimdhënies, fushë kjo në të cilën kontribuon tash e ca vite.

E bindur nga fuqia e arsimit për të ndryshuar jetën, ka zgjedhur të bëhet pjesë e programit të Fellowship të Teach for Kosova. Duke e ndjekur këtë rrugë, ajo synon të sjellë ndryshime pozitive në sistemin e arsimit, duke ndikuar në të ardhmen e të rinjve dhe shoqërisë në tërësi. Ashtu siç thotë Malala Yousafzai, "Një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund të ndryshojnë botën," Ariana është e vendosur të jetë pjesë e këtij udhëtimi që ndryshon jetë.

Share this Post: