Bukurije Shala

1336-title

Bukurija Shala, e lindur më 2 Prill 2001 në Prizren, është në vitin e fundit të studimeve në Fakultetin e Edukimit, në Programin fillor në Universitetin “Ukshin Hoti”.

Që nga viti 2020, ajo ka filluar të angazhohet në çështjet e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Po këtë vit, Bukurija është punësuar si tutore në organizatën “Nevo Koncepti”, ku ka përgjegjësi të rëndësishme për ndihmën e nxënësve në ciklin e ulët të arsimit. Si tutore, roli i saj është të përgatisë dhe të zhvillojë materiale mësimore, të ofrojë ndihmë individuale për nxënësit me vështirësi në mësim, të planifikojë aktivitete dhe të monitorojë përparimin e tyre. Bukurija gjithashtu punon si mediatore në organizatën “KEC” (Kosova Education Center).

Motivimi i saj për të qenë pjesë e programit të Fellowshipit të Teach For Kosova nuk është vetëm një dëshirë për të fituar njohuri të reja rreth aktiviteteve dhe trajnimeve, por është një përkushtim për avokimin dhe përmirësimin e arsimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Për të, kjo mundësi është më shumë se thjesht një angazhim; është një rast për të ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e arsimit në vendin e saj. Ajo shpreh bindjen e saj në rëndësinë e arsimit për të ardhmen e vendit duke cituar se “Arsimi është i vlefshëm sepse pas tij fshihet e ardhmja jonë”.

Share this Post: