Diella Pula

1335-title

Diella Pula, 26-vjeçare, nga Prizreni. Studimet themelore i kreu pranë Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" në Fakultetin e Edukimit, si dhe studimet për Gjuhë Angleze, pranë Kolegjit AAB, në Prishtinë. Më pas vijoi studimet e nivelit master, në Programin e Pedagogjisë, në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", dhe mori titullin Master i Pedagogjisë.

Diella është një përkrahëse e vendosur për ngritjen e cilësisë në arsim dhe angazhohet për këtë qëllim. Gjatë studimeve të saj, ajo ka qenë pjesë e komisionit për ngritjen e cilësisë në nivel fakulteti, duke punuar për të përmirësuar përvojën e studentëve. Ajo vazhdon të angazhohet në hulumtime shkencore, duke kryer punime të botuara në revista shkencore dhe duke ndarë rezultatet e hulumtimeve në konferenca shkencore. Përvoja e saj përfshin një numër të konsiderueshëm trajnimesh profesionale, duke e përgatitur atë për të qenë një kontribuese aktive në fushën e arsimit, me ndikim pozitiv në zhvillimin e cilësisë së arsimit.

Karrierën e saj, si mësimdhënëse, e filloi në vitin 2021, pranë një shkolle publike, në komunën e Prizrenit, ku ende vazhdon të punojë edhe sot. Interesimet e saj përfshijnë metodologjitë inovative të mësimdhënies, të mësuarit përmes lojës, përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, bashkëpunimin me të gjithë akterët për të arritur rezultate sa më të mira dhe për të kontribuar në komunitetin shkollor e më gjerë.

Diella, fellowshipin “Teach for Kosova” e sheh si një mundësi për të zhvilluar më tej idetë dhe pasionet e saj dhe si një mënyrë për të bashkëvepruar me individë të përkushtuar që ndajnë të njëjtin qëllim.

Sipas Diellës, në rrugën e edukimit, detyra jonë si mësues është të inkurajojmë nxënësit të zbulojnë dhe të zhvillojnë vetë mendimet, ëndrrat dhe aftësitë e tyre. Siç thotë një thënie e urtë, "Do t’i mësosh të fluturojnë, por ata nuk do të fluturojnë në fluturimin tënd… Do t’i mësosh të ëndërrojnë, por ata nuk do të ëndërrojnë ëndrrën tënde… Do t’i mësosh të jetojnë, por ata nuk do të jetojnë jetën tënde. Megjithatë, në çdo jetë, në çdo fluturim, në çdo ëndërr, gjithmonë do të mbetet gjurma e rrugës së mësuar." Kështu që, mësimdhënësit lënë gjurmë në jetët e nxënësve, duke ndikuar në shpalosjen e potencialit unik të nxënësve. Por, rrugën e tyre ata duhet të ecin vetë, sepse ndryshimi fillon te vetvetja jonë!

Share this Post: