Errona Binxhija

1334-title

Errona është 26-vjeçare e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës. Studimet e saj kanë qenë një udhëtim pasionant drejt njohjes së thellë të Gjuhës angleze dhe Letërsisë, duke i dhënë një perspektivë të gjerë për kulturën dhe komunikimin.

Pas diplomimit, ajo ka punuar si mësuese e gjuhës angleze për 5-vjet. Fillimisht, ajo ka punuar një vit në një kopsht fëmijësh me moshat 3-4 vjeç, ku ka ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore. Më pas, ajo ka filluar të mësojë gjuhën angleze dhe gjermane në një kurs gjuhësh. Gjatë kësaj kohe, ajo ka vazhduar të studiojë për të përmirësuar aftësitë e saj pedagogjike.

Në një moment të caktuar, ajo ka ndryshuar vendin e punës dhe ka filluar të përgatisë studentë për provimet standarde si IELTS (në nivelin general dhe akademik) dhe TOEFL (në formatin ibt dhe itp). Kjo përvojë e ka ndihmuar të zhvillojë aftësi të thella në përgatitjen e studentëve për sfidat e gjuhës angleze në nivel ndërkombëtar.

Gjatë viteve të universitetit, përveç punës, ajo ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme që kanë përfshirë metodologjitë e mësimdhënies dhe aftësitë e buta për të rinjtë. Kjo e ka ndihmuar të rrisë aftësitë e saj pedagogjike dhe të ndikojë në mënyrë pozitive në zhvillimin e nxënësve.

Errona është e motivuar të bëhet pjesë e Teach For Kosova sepse ka një pasion të madh për arsimin dhe beson se çdo fëmijë ka të drejtën për një arsim cilësor. Dëshiron të jetë pjesë e një lëvizjeje që ndikon në ndryshimin e sistemit të arsimit në Kosovë dhe që i jep shpresë dhe mundësi të rinjve tanë.

“Edukimi i zemrës është po aq i rëndësishëm sa edukimi i mendjes.” - Aristoteli

Share this Post: