Fatma Mushmek

1332-title

Fatma Mushmek lindi më 24 qershor 1992 në Prizren. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Parashkollor në nivelin bachelor.

Që nga viti 2015, Fatma është marrë me aktvizëm në fusha të ndryshme për komunitetin Rom. Një nga fushat kryesore ku ka dhënë kontributin më të madh është edukimi në nivelet parashkollor, parafillor, ciklin e ulët, ciklin e lartë dhe të tjera. Fillimisht, ajo ka punuar si fasilitatore në organizatën “Nevo Koncepti” me fëmijët e ciklit të ulët në shkollën fillore “Lekë Dukagjini”. Më pas, ajo ka vazhduar të punojë në rolin e edukatores në shkollën fillore “Abdyl Frasheri” në bashkëpunim me organizatën joqeveritare "Kosova Education Centre".

Në kuadër të punës së saj në “Nevo Koncepti”, përveç rolit të saj si fasilitatore, Fatma ka marrë pjesë në një projekt tjetër për parandalimin e braktisjes së mësimit. Kjo përfshinte realizimin e takimeve me nxënësit, prindërit, mësuesit dhe drejtorin e shkollës për të arritur qëllimin e parandalimit të braktisjes së mësimit.

Pas përfundimit të fakultetit, angazhimi i Fatmës në aktivitete për të mirën e komunitetit të saj nuk ka ndalur. Ajo vazhdon të jetë e përfshirë në përpjekjet për të përmirësuar gjendjen dhe arsimimin e komunitetit Rom.

Fatma Mushmek, gjatë angazhimeve të saj në fushën e edukimit për komunitetin Rom, ka mbajtur në zemër një qëllim të qartë: të mbrojë dhe të promovojë interesat e nxënësve të saj, duke shfaqur një përkushtim të veçantë ndaj tyre. Përmes kësaj thënieje, “Mësuesi i vërtetë i mbron nxënësit e tij kundër të gjithëve”, ajo shpreh besimin e saj në fuqinë e arsimit për të ndryshuar jetët e nxënësve.

Share this Post: