Ilirida Hamiti, 25-vjeçare e lindur në Mitrovicë, ka përfunduar studimet e saj Bachelor në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, në degën e Edukimit. Në vazhdim, ajo ka vijuar studimet e nivelit master në drejtimin e Edukimit Inkluziv në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku aktualisht është në përgatitje të tezës së masterit.
Pasi ka përfunduar studimet, Ilirida nisi të punonte në një qendër edukative në Prishtinë, ku dha një kontribut të vlefshëm për një vit. Ndërsa, tash e dy vite punon si mësuese në shkollën “Gj.K. Skënderbeu” në Mitrovicë.
Përvoja e saj në fushën e arsimit dhe përkujdesjes ndaj nxënësve ka bërë që Ilirida të besojë në aftësitë e çdo nxënësi për të arritur sukses në jetë, nëse i jepet mundësia dhe mbështetja e duhur. Ajo është e bindur se një mjedis arsimor i cili inkurajon diversitetin, kreativitetin dhe përpjekjet individuale është çelësi për të nxitur potencialin e secilit nxënës. Siç thotë George Evans: “Çdo nxënës mund të mësojë. Thjesht jo në të njëjtën ditë apo në të njëjtën mënyrë”.
Ilirida është e motivuar të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi arsimor më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë, dhe për këtë arsye ka shprehur interesin e saj për të qenë pjesë e programit të Teach For Kosova. Ajo shpreson që përmes angazhimit të saj, të ndihmojë nxënësit të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të kontribuojë në krijimin e një shoqërie ku arsimi është një e drejtë për të gjithë, jo vetëm për disa.