Lirika Humolli

1330-title

Lirika Humolli, 24-vjeçare nga Prishtina, ka përfunduar studimet themelore pranë Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në departamentin e Kimisë. Përveç pjesës teorike që ka mësuar aty, dyert iu hapën edhe për punë praktike, duke i mundësuar që njohuritë dhe aftësitë e saj t'i shpalosë me të tjerët pikërisht në po të njëjtën fushë. Pastaj ajo vazhdoi studimet Master në drejtimin Kimi Analitike dhe Mjedisore, ku edhe i ka përfunduar.

Për herë të parë ajo filloi të punojë në vitin 2021, në një shkollë private në Prishtinë si mësimdhënëse e kimisë. Në atë kohë, ajo ende ishte studente. Ajo punoi pothuajse për 2 vite në këtë shkollë, duke mësuar nxënës nga klasat 10-12. Kjo ishte një përvojë e mirë dhe shumë e rëndësishme për të, duke ndihmuar atë të hedhë hapat e parë dhe të vendosë bazat e personalitetit si mësimdhënëse, duke bërë që orët të ishin shumë efektive dhe atraktive.

Më pas, ajo vazhdoi me disa projekte, njëra prej tyre në fushën e rrezatimit, ndërsa aktualisht ajo është përfshirë në një projekt lidhur me fushën e energjisë. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, ajo vuri re mungesën dhe dashurinë e nxënësve, dhe kjo ishte arsyeja e aplikimit të saj në Teach For Kosova. Ajo beson se puna si mësimdhënëse është e denjë dhe e bën më së miri me plot vullnet, duke shpresuar që ndryshimet pozitive do t’i sjellin bashkë me Teach For Kosova. Aplikimi në Teach For Kosova i dha mundësinë që të bëhet pjesë e këtij programi dyvjeçar, i cili do të jetë sfidues por edhe frytdhënës në fushën e arsimit.

Duke u bazuar në një thënie të Nelson Mandelës ku thotë se “Edukimi është më shumë se sa të mësuarit e librave. Ai është fuqia për të ndryshuar botën,” ajo mendon se mësimdhënia nuk duhet të jetë thjesht për të dhënë informacion, por për të ndezur kureshtjen, për të promovuar mendimin kritik dhe për të pasur një pasion të përjetshëm për të mësuar. Ajo përpiqet të nxisë një mjedis arsimor ku nxënësit janë të fuqizuar të eksplorojnë, pyesin dhe rriten, duke sjellë përfundimisht një ndikim pozitiv në sistemin arsimor dhe shoqërinë në tërësi.

Share this Post: