Jam Petriti nga Kamenica, 25 vjeç.
Shkollën fillore dhe të mesme i kam përfunduar në vendlindje. Kam studiuar në drejtimin Etnologji dhe Antropologji Kulturore në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", për të vazhduar me studimet master në drejtimin Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim i Turizmit në Universitetin e Prizrenit "Ukshin Hoti".
Prej vitit 2016 angazhohem nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në fushata arkeologjike si: gërmime, konservime e restaurime në Kalanë e Kamenicës.
Jam pjesë aktive e shoqërisë civile në Kamenicë, si bashkëpuntor i disa OJQ-ve lokale, pjesë e Forumit për Trashëgimi Kulturore në Komunën e Kamenicës, pjesmarrës në disa aksione për largimin e mbeturinave në zona të ndryshme në komunën tonë si dhe organizator i disa aktiviteteve sportive.