Aida Berisha

1170-title

Quhem Aida Berisha, e lindur në vitin 1999. Vij nga qyteti i lashtë i Vushtrrisë.

Studimet i vijoj në Fakultetin e Edukimit, programi Fillor, në Universitetin “Isa Boletini”- Mitrovicë, në vitin e fundit të nivelit Bachelor.

Ndër shumë qëllime që kam në jetë, synim kryesor i imi është të ndihmoj për një arsim më të mirë në vendin tim. Këtë më së miri mund ta arrij nëpërmjet mësimdhënies, e cila shërben si urë lidhëse e dëshirës për të bërë ndryshime dhe dashurisë për profesion, për fëmijët dhe për shkollën. Është shekulli 21 dhe nuk dua të jetoj në një vend ku ka pabarazi, racizëm e diskriminim. Për këtë arsye, unë dua dhe do të kontribuoj të realizoj synimin tim duke mësuar nxënësit për t’u përgatitur të bëhen qytetarë me kompetenca të mirëfillta për një shtet demokratik.

Organizata “Teach For Kosova” ka qenë gjëja më e papritur dhe më e mirë që ka hyrë në jetën time, për shkakun se ndajmë vizion të përbashkët dhe është një mundësi shumë e mirë për mua në realizimin e synimeve të mia.

Share this Post: