Unë jam Arbnora Lladrovci. Jam në perfundim të studimeve Master në Pedagogji.
Pasionin për mësimdhenie e hetova qysh në shkollën fillore, kur në klasë isha nxënëse e në shtëpi isha mësuese e kukullave të mia, madje edhe me një ditar të impovizuar që nuk dallonte shumë nga ai i vërteti. Atë kohë insprimi im ishte mësuesja ime e parë, shembulli i së cilës më vonë më nxiti të zgjedh një karrierë që ka të bëjë me arsimin. Puna në arsim, nuk është vetëm profesion për mua, por edhe pasion e mision.
Me Teach for Kosova nisa angazhimin tim si Fellow në vitin 2021 për të shërbyer në drejtim të përmbushjes së qëllimeve të përbashkëta: ngritjes së cilësisë së arsimit duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim.
Thuhet se: "Mësimdhënia është akti më i lartë i optimizmit", nëse përmes punës sonë arrijmë të ndezim dritën pozitive qoftë të një nxënësi të vetëm, atëherë ne jemi në drejtimin e duhur të përmbushjes së misionit.