Flaka Halabaku

1173-title

Quhem Flakë Halabaku dhe vij nga Pozherani i komunës së Vitisë.

Studimet Bachelor i kam filluar të njëjtën kohë në dy drejtime të ndryshme, atë të Menaxhimit të Turizmit dhe Hotelerisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, të cilin e kam përfunduar me notë mesatare 10.0, ku përgjatë dy viteve të studimit isha edhe bursiste. Si dhe studimet në degën Gjuhë dhe Letërsi Turke në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, në të cilin jam në vitin e fundit të studimeve. Aktualisht kam filluar edhe studimet në nivelin Master, në degën Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Flas gjuhën angleze, turke dhe kam njohuri elementare të gjuhës arabe dhe gjermane.

Pjesëmarrja në trajnime, seminare, konferenca e workshope të ndryshme më ka mundësuar përmirësimin e aftësive të komunikimit, marrjen e njohurive nga ekspertë të fushave të ndryshme, krijimin e lidhjeve me të tjerët dhe ripërtëritjen e motivimit për punë.

Pozita jo e favorshme e sistemit të arsimit në Kosovë, si dhe serioziteti i Teach For Kosova në lidhje me ngritjen e barazisë mes komuniteteve dhe arsimimit të barabartë për të gjithë, më ka shtyrë mua që të jem pjesë e Teach for Kosova. Si Fellow e kësaj organizate, besoj që do të jap angazhimin tim maksimal në kuadër të arsimit, me ide inovative, mësim interaktiv dhe të njejtën kohë duke pasur një sistem të atillë ku nuk do të ketë diskriminim dhe barriera mes individëve.

Share this Post: