Jam Gëzim Qehaja, 28 vjeçar nga Gjakova.
Studimet Bachelor i përfundova në lëmin e Shkencave Kompjuterike, në drejtimin “ Teknologjitë e Informimit dhe Telekomunikimi “ në Universitetin “ Ukshin Hoti “ Prizren. Studimet Master i vazhdova në të njëjtin Universitet dhe lëmi, ku tanimë jam absolvent.
Që nga viti 2011 kur dhe kam përfunduar “Shkollën Verore për Qytetari Aktive”, jam marr me qytetari aktive, projekte që kanë të bëjnë me komunitetet dhe problemet që na preukupojnë si shoqëri. Qysh atëherë jam kyqur në shumë organizatata, kam ndjekur shumë trajnime me fokus në problematikat qytetare vendore dhe ato me karakter profesional akademik. Një nga projektet dhe trajnimet më mbreslënëse ka qenë projekti dy vjeçar LYRA nga Save the Children dhe I6. Aty mësuam të jemi lider komuniteti dhe të hulumtojmë për problematikat në nivel vendor dhe rajonal, ku pata rastin të udhëheq projektin tim të parë.
Kam përfunduar dhe një sërë praktikash me karakter teknik dhe profesional në ndërmarrje, organizata, institucione, e të ngjajshme, ku ndër të tjera po përmendi praktikën në “Drejtoria e Shërbimeve Publike “ – Gjakovë, në lëmin e Energjisë dhe Efiçiencës së energjisë.
Praktika në BONEVET më ofroi më afër asaj se cfarë dua, këtu fillova punën si praktikant e me pas si asistent teknik. Kjo hapsirë krijuese më ndihmoi të forcoj punën teknike profesionale dhe me vonë udhëhoqa dhe dy projekte në ndërtimin e dy paisjeve teknike me fëmijë të moshave 14-16 vjeçar.
Së fundmi aplikova në Teach For Kosova dhe kjo organizatë më zgjodhi si ndjekës të programit. Jam shumë i entuzjazmuar që jam njëri nga ndjekësit e programit, që së bashku me të tjerët në një të ardhme të afërt, ta reformojmë, ndryshojmë e çojmë përpara arsimin vendor.
Mendoj që një mësimdhënës i suksesshëm është student gjatë gjithë jetës së tijë prej mësimdhënësi, dhe i tillë do doja të isha.