Jeta Tetrica

1171-title

Jam Jeta Tetrica nga Gjakova. Jam 23 vjeçe dhe kam studiuar në Fakultetin e Edukimit në programin fillor.

Që nga mosha 14 vjeçare kam filluar të ndjek trajnime të ndryshme dhe kam bërë punë vullnetare. Gjatë këtyre viteve jam rritur dhe jam zhvilluar personalisht dhe profesionalisht në shumë drejtime. Duke e ditur se puna vullnetare ka ndikuar dukshëm në sukseset e mia, në anën profesionale më ka motivuar edhe më shumë t’i ndihmoj shoqërisë dhe komunitetit me aftësitë dhe përvojën time.

Puna vullnetare më ka ndihmuar t’i zhvilloj dhe t’i mësoj më shumë shkathtësitë që ndoshta nuk kam qenë e vetëdijshme që i posedoj, por në një mënyrë më ka ndihmuar më tepër ta rris vetëbesimin, të krijoj kontakte të reja me njerëz me të cilët mund të shkëmbejmë informacione të ndryshme për interesa të përbashkëta. Bashkëpunimi dhe aftësia për t’u koordinuar me një harmoni të mirë janë çelësi i suksesit.

Duke e ditur se sistemi i arsimit në Kosovë ka nevojë për ndryshime, vendosa të bashkohem me Teach for Kosova, me të cilën synojmë të zgjidhim dhe adresojmë çdo shqetësim të nxënësve, të sistemit arsimor dhe edukativ të vendit tonë, Kosovës.

Share this Post: