Leurita Selmani

1174-title

Jam Leurita Selmani, 26 vjeçare, nga Ferizaji.

Kam përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë shqipe. Ndërsa tani jam në përfundim edhe të studimeve Master në po të njëjtin drejtim.

Përveç studimeve edhe kontributi në shoqëri ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Aktualisht punoj si vullnetare në organizatën “The Library Project- Kosova”, e cila ka për qëllim t’i motivojë fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë të jenë lexues gjatë gjithë jetës.

Ajo që gjithmonë më ka zgjuar interesim ka qenë fusha e edukimit, sidomos duke e pasur parasysh nivelin e ulët të cilësisë së arsimit në vendin tonë. Prandaj më bën shumë të lumtur fakti që jam pjesë e lëvizjes Teach for Kosova, me të cilën besoj se do të arrijmë të sjellim reforma në arsim dhe pse jo në të ardhmen të jemi si model në mësimdhënie dhe/ose lidership.

Ndikimi i një mësimdhënësi është shumë i madh në edukimin e një shoqërie, ku të mirat ose pasojat e tij zgjasin me vite, andaj duhet të kemi kujdes se cilën zgjedhim të bëjmë për shoqërinë.

Share this Post: