Unë jam Mimoza Hoti, 23 vjeçare nga komuna e Gjilanit.
Studimet Bachelor i kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në degën Gjuhë dhe Letërsi angleze. Që nga fëmijëria kam ëndërruar të jem unë në vendin e mësimdhënësve duke i mësuar të tjerët.
Deri më tani, kam parë që duke qenë vetvetja asnjëherë nuk gabohesh dhe gjithmonë e arrinë atë që do. Tash, të gjithë ne jemi të gatshëm të dhurojmë diçka nga vetja që të arrijmë qëllimin që dëshirojmë.
Së bashku me Teach For Kosova besoj se do të bëjmë ndryshime shumë të mrekullueshme ngaqë e ardhmja e një vendi fillon me edukimin.