Sherife Shabani

1168-title

Jam Sherife Shabani, 24 vjeçe dhe vij nga komuna e Vitisë. Studimet themelore i kam përfunduar për Ekologji dhe Mbrojtje të Mjedisit, përgjatë të cilave kam qenë studente e dalluar; për dy vite radhazi kam qenë bursiste universitare. Aktualisht, vijoj studimet e nivelit Master – viti i dytë për Mësimdhënie të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Duke qenë dashamirëse e natyrës e edhe studiuese e saj, në vitin 2017 fillova angazhimin tim si vullnetare në organizatën mjedisore Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën. Pas një viti, m'u ofrua mundësia që të kaloj si staf qëndror e kësaj organizate ku edhe vazhdoj të jem e angazhuar si menaxhere e projekteve dhe si koordinatore për Kosovën në lëvizjen globale mjedisore “Let’s Do It World!”, e herë pas here edhe si ligjëruese/trajnere për tema të edukimit mjedisor të nxënësve.

Mundësia që të jem Fellow në Teach for Kosova ma ka shtuar edhe më shumë dëshirën dhe vullnetin që të punoj fort në avancimin e gjeneratave të reja të Kosovës përmes sigurimit të një arsimi të barabartë për të gjithë, kualitativ dhe në përputhje me nevojat e kohës në të cilën jetojmë. Mezi po pres që ta bëj këtë!

Share this Post: