Urma Menekshe

1179-title

Unë quhem Urma Menekshe, nga Prizreni. Studimet Bachelor i kam përfunduar në Universitetin e Prizrenit "Ukshin Hoti", në Departamentin e Edukimit në Gjuhën turke. Tani, unë flas gjuhën amtare rome, turke, shqipe, si dhe kam njohuri në gjuhën boshnjake dhe angleze.

Prej moshës dymbëdhjetë vjeçare kam ndjekur disa trajnime në lidhje me edukimin, si edhe në fusha të ndryshme. Që në moshë të re unë isha aktive në shumë lëmi dhe organizata joqevritare të ndryshme, të cilat kanë mbrojtur të drejtat e komuniteteve pakicë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në komunën e Prizrenit. Çdo experiemcë që kam fituar ka ndikuar pozitivisht në sukseset e mia.

Kam qenë moderatore në Radio Zëri Romëve, Prizren. Radio Romano Avazo, i cili është radio që trasmetohen 24 orë gjuha rome. Afër 10 vite më shumë isha edhe aktore amatore në teatrin amtor rom "Nexhip Menekshe".

Gjatë punës vullnetare, që e kam pasur në shumë vende, unë jam munduar të ballafaqohem me të gjitha problematikat dhe sfidat të cilat e hasin komuniteti Rom në komunën e Prizrenit. Njohurit dhe aftesitë të cilat i kam përfituar gjatë rrugëtimit tim studimor dhe vullnetarizmit, unë e kam zgjedh profesionin e mësimdhënëses, duke menduar që unë mundem të ndyshoj të ardhmën dhe të përforcoj kombin tim në atdhun tim, Kosovë.

Tani jam e vetmja mësimdhënëse e punësuar e mësimit Fakultatif në Gjuhën rome në katër shkolla të komunës së Prizrenit. Ndihem shumë me fat, sepse jam duke realizuar ëndrrën time për gjuhën, kombin dhe vendlindjen time. Çdo orë të mësimit tim unë jam duke punuar me një entuziazëm të madh. Gjatë punës sime, unë po munohem të mos jem një mësimdhënëse e cila përdor metoda të thjeshta, ku çdo orë unë munohem të jap mësim me dashuri për nxënësit dhe të jetë një orë mësimore atraktive dhe e pa harrueshme. Mendimi im është një mësimdhënëse e duhur së pari duhet të bëjë fëmijët të dashurojnë dhe dëshirojnë lëndën, pastaj të mesojnë. Unë jap maximumin tim për të plotsuar këtë fjali, sepse fëmijët janë vet e ardhmja jonë.

Share this Post: