Abetare Bejta

1201-title

Unë jam Abetare Bejta dhe jam nga Vitia. Studimet bachelor i kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", në degën Edukimi Fillor. Tani punoj si mësuese e klasës së pestë në ShFMU "Dëshmorët e Vitisë".

Qe 3 vite menaxhoj klubin e vullnetarizmit edukativ "Idealët", me të cilin kemi punuar disa projekte vullnetare për shkollën tonë.

Gjatë mësimdhënies mendoj se raporti mes mësueses dhe nxënësit ndikon shumë në motivimin e nxënësit për të mësuar, prandaj për të pasur një qasje më të mirë ndaj fëmijëve kam ndjekur disa trajnime në psikologji për fëmijë të cilat pa dyshim shumë më kanë ndihmuar.

Mendoj se në Kosovë kemi nxënës të mrekullueshëm dhe të përkushtuar në mësim, por një sistem arsimi që duhet reformuar. Me Teach For Kosova besoj se do të bëjmë ndryshime thelbësore.

Share this Post: