Arlinda Ismaili

1204-title

Jam Arlinda Ismaili nga Komuna e Bujanocit. Studimet themelore i kam përfunduar në Fakultetin e Edukimit, Departamenti Pedagogji e Pergjithshme. Aktualisht jam në përfundim të studimeve master në po të njëjtin departament.

Gjatë studimeve gjithashtu kam pasur rastin të jem përfituese e bursës nga programi Erasmus+ për studime semestrale në Gjermani, ku edhe pata rastin të jem edukatore-praktikante në njërin nga kopshtet në Regensburg.

Kjo përvojë në të njëjtën kohë më ka ndihmuar ta krahasoj sistemin e arsimit në Kosovë me një vend të zhvilluar si Gjermania, dhe dëshira ime është që të punoj dhe angazhohem maksimalisht në zhvillimin e sistemit të arsimit në Kosovë.

Përvoja ime si mësimdhënëse dhe si pedagoge njëkohësisht, më bën të kuptoj më shumë dhe më thellë rolin dhe punët e të dyja profesioneve, si dhe ta kem një perspektivë më të thellë në këtë aspekt. Ajo që për mua ka shumë rëndësi për mësimdhënie dhe të nxënë të suksesshëm është ambienti pozitiv i të nxënit, fryma bashkëpunuese dhe liria e të shprehurit të nxënësve.

Jam shumë e lumtur të jem pjesë e Teach For Kosova, ku përveç se do të arrij një ngritje profesionale dhe personale, gjithashtu së bashku do të punojmë drejt një arsimi cilësor për gjeneratat e reja të vendit tonë.

Share this Post: