Dafina Beqiraj

1186-title

Jam Dafina Beqiraj. Kam përfunduar studimet Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit, në degën Master i Mësimdhënies në Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Mësimdhënia është art e mësimdhënësi është ideatori i cili e krijon punimin, kurse nxënësit janë vijat të cilat e krijojnë mesazhin që duhet të përçohet te të tjerët.

Përvoja ime e parë ka filluar si mësimdhënëse, pastaj si lektore në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, anëtare e jurisë në Kuizin 1,2,3 Fillo e mentore për përgatitjen e maturantëve për Testin e Arritshmërisë. Me një përvojë 10 vjeçare në mësimdhënie, kam arritur që ta krijoj një ambient, ku nxënësit e kanë kuptuar se: "Nuk ka pyetje të gabuar, por, mund të ketë përgjigje të gabuara", e kjo ua ka krijuar atyre një mjedis ku çdo përpjekje e tyre vlerësohet. Filozofia ime në mësimdhënie përqendrohet në krijimin e një ambienti tërheqës, i cili nxit kreativitetin e kuriozitetin e nxënësve. Sa here që i ndaj njohuritë e mia, nxënësit përgjigjen pozitivisht, sepse mund ta kuptojnë se unë përpiqem të rrënjos tek ata diçka më të vlefshme se dija, siç është: pasioni për të mësuar, sfida e të menduarit kritik dhe guximi për të kërkuar të vërtetën. Unë do të ndjehem një mësimdhënëse e suksesshme në qoftë se nxënësit do të jenë të sukseshëm në arritjen e qëllimeve të tyre.

Teach For Kosova, është ura më e mire lidhëse ndërmjet arsimit në përgjithësi dhe mësimdhënësve të cilët e kanë një qëllim: ‘’Ngritja e cilësisë në arsim’’. E kjo do të arrihet duke punuar fort për krijimin e një atmosfere bashkëpunuese ndërmjet akterëve kryesorë të arsimit, e cila do të rezultojë që shkollat publike në Kosovë të kenë një sistem më bashkëkohor ku mësimdhënësi e nxënësi do të jenë hallkat kyçe në këtë proces.

Share this Post: