Dafina Muhaxheri

1199-title

Unë jam Dafina Muhaxheri, jam 21 vjeç dhe vij nga Kaçaniku. Kam përfunduar studimet bachelor në programin Shkenca Kompjuterike në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore në Universitetin e Prishtinës, "Hasan Prishtina".

Kam perfunduar trajnime të çertifikuara në gjuhë angleze si dhe në gjuhë programuese. Mund të përdorë gjuhët programuese Java dhe Python.

Mësimdhënia është një dëshirë që më është shfaqur më vonë në jetë por që ka rrënjuar fortë, pasi që më pëlqen të ndajë njohuritë e mia në dobi të përgjithshme dhe deshiroj të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e një mase të gjerë.

Kjo më së miri mund të arrihet në bashkëpunim me Teach For Kosova, pjesë e të cilëve tani kam nderin të jem edhe unë së bashku me shumë mendje të ndritura, si pjesë e kohortës se tretë, duke synuar që të nxisim ndryshimin pozitiv në arsim.

Share this Post: