Drenika Ahmeti

1192-title

Unë quhem Drenika Ahmeti dhe vij nga qyteti i Skënderajit. Studimet Bachelor i kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit – Programi Fillor, veprimtarinë e së cilës po e aplikoj tashmë në shkollën “Mileniumi i Tretë”.

Përveç studimeve gjatë kësaj kohe jam angazhuar edhe me aktivitete të ndryshme ku fokus ka qenë gjithmonë mësimdhënia dhe kërkimi i metodave sa më të përshtatshme për të lehtësuar qasjen e nxënësve në gjërat të reja. Për të pasuruar më shumë zhvillimin tim profesional në fushën e arsimit dhe edukimit si dhe për të zgjeruar edhe më shumë përvojat e mia, kam qenë pjesë e OJQ-ve të ndryshme.

Kam qenë mentore e mësimdhënësve të shkollave të mesme në ofrimin e mësimit sa më cilësor dhe praktik për nxënësit, përmes inkuadrimit të programeve UP-SHIFT dhe PONDER në kurrikula mësimore në komunat Lipjan, Gjakovë dhe Gjilan, bashkëpunim mes Unicef dhe Ministrisë së Arsimit. Po ashtu me puntorinë UP-SHIFT kam qenë mentore e nxënësve të shkollave të mesme, në të cilën kam ndihmuar të rinjtë për t'u bërë inovatorë dhe ndërmarrës social duke përdorur teknikat e mësimit në praktikë.

Fasilitatore vullnetare në programin Vullnetarizmi Edukativ në OJQ TOKA, projekt ky që ka qëllim t’i mësojë nxënësve aftësi të reja duke realizuar projekte për të mirën e komunitetit. Po ashtu kam qenë tutore në mësime shtesë, në të cilën kam punuar me nxënësit në krijimin e shprehive të të mësuarit, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e njohurive të tyre.

Jam shumë e lumtur që jam pjesë e Teach For Kosova, pasi e shoh një mundësi të mirë që të zhvilloj më tutje shkathtësitë dhe aftësitë e mia në mësimdhënie, për të kontribuar më shumë në ndryshimin e nevojshëm për një arsim sa më cilësor që gjithmonë kam dëshiruar ta bëj për vendin tim. Andaj, edhe kjo është ajo që më motivon më së shumti që të punoj dhe të arrij që nxënësve t’ju ofroj mundësi sa më të mirë për zhvillimin e tyre arsimor dhe edukativ, si dhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për ta.

Share this Post: