Jam Elvira Elezi, nga Gostivari-Maqedonia e Veriut. Studimet Bachelor i kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Edukimit - Programi Pedagogji e Përgjithshme. Ndërsa tani jam në përfundim të studimeve Master në po të njëjtin drejtim.
Kisha fatin të jem bashkautore në librin “Pedagogjizimi Kjo Polifoni Edukative” 2017. Gjithashtu, jam edhe kontribuese në Wikipedia me artikullin: “Mentorimi si pjesë e programit të edukimit”.
Ëndrra ime që nga fëmijëria ishte të isha mësuese, sepse loja ime e preferuar kur luanim me shoqet/shokët e lagjes ishte që unë të isha mësuesja, dhe ata të ishin nxënësit.
Jam një vajzë që nuk lodhet kurrë në punën me fëmijët. Studimet më kanë ndihmuar shumë që të rris aftësitë e mia për qasjen ndaj fëmijëve, për metodat dhe strategjitë në klasë. Në praktikat që kam pasur kam vëzhguar mësimdhënësit dhe punën e tyre, kjo më ka bërë më të aftë të di se ku mund të gaboj, dhe si mund të zgjedh probleme të ndryshme të mësimdhënies. Prandaj, mësimdhënia është sfidë dhe përgjegjësi, të cilën duhet ta kujtojmë çdo herë kur jemi përballë nxënësve.
Jam shumë me fat që jam pjesë e programit të Teach For Kosova. Shpresoj që së bashku të arrijmë mësimdhënie cilësore dhe barazi në arsim.