Era Baliu

1193-title

Unë jam Era Baliu, 23-vjeçare nga Prishtina. Studimet Bachelor i kam përfunduar në Kolegjin Universum në Prishtinë në degën Gjuhë Angleze. Në vitin e dytë kam qenë përfituese e bursës Erasmus+ dhe kamstudiuar në Çeki për një semestër. Studimet Master i kam mbaruar në Tetovë në SouthEast European University, në degën English Language Teaching.

Eksperienca ime si mësimdhënëse ka filluar në Kolegjin Universum, ku kam qenë tutore për dy semestra, dhe pastaj kam punuar në kurse të ndryshme private dhe në shkollënpublike “Xhemajl Mustafa”.

Synimi që unë dua të përmbush si Fellow, është krijimi i një ambienti ku të gjithënxënësit, pa dallim, ndihen të sigurt dhe të mirëpritur.

Me shumë vullnet do të mbështes nevojat e ndryshme akademike, sociale, emocionale dhe komunikuese të të gjithënxënësve. Do t’i inkurajoj që të jenë vetvetja dhe të kenë sukses.

Si Fellow i Kohortës së Tretë në Teach for Kosova, unë kam mundësinë të zhvillohem simësimdhënëse, të zbatoj teknikat më të mira të mësimdhënies, të bëj ndryshim në jetëne nxënësve dhe në arsimin e vendit tim.

Share this Post: