Faton Beqiri

1194-title

Unë jam Faton Beqiri dhe i kam 24 vjet, vij nga komuna e Mitrovicës. Kam studiuar ne fakultetin e FSHMN-se, drejtimi Gjeografi ne Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kam diplomë në nivelin Bachelor (në vitin 2020) dhe jam ende duke vazhduar studimet ne nivelin master ne drejtimin Gjeografi.

Përveç Gjeografisë pasioni im është edhe sporti, më veçanërisht futbolli edhe basketbolli, pastaj përveç përvojës 4 mujore si praktikant si mësimdhënës në dy shkolla fillore në Mitrovicë kam punuar edhe si kamarier, shankist dhe menaxher në fushën e gastronomisë.

Punën si mësimdhënës e shoh si një punë shumë me përgjegjësi sipas mendimit tim, por njëkohësisht është edhe shume sfiduese. Natyra e kësaj pune kërkon angazhim dhe normalisht kreativitet që t’i stimulosh nxënësit për të mësuar.

Besoj që me programin Teach For Kosova mund të aftësohem, të rris kapacitetet e mia dhe të mësoj edhe më shumë gjëra sa i përket mësimdhënies. Shpresoj që të jem i aftë të marr sa më shumë nga ky program i profesionistëve.

Share this Post: