Gentijana Berisha

1202-title

Unë jam Gentijana Berisha, vij nga Rahoveci, vendi i verës dhe rrushit, ku edhe kam kryer gjimnazin në shkencat natyrore. Ndërkaq studimet i kam ndjekur në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit, në programin Pedagogji e Përgjithshme. Aktualisht jam në përfundim të studimeve post-diplomike Master.

Përgjatë studimeve kam punuar dhe njëkohësisht jam trajnuar si mbikëqyrëse e fëmijëve në Turqi, për 4 muaj, por përvojat më të rëndësishme i kam marr nga praktikat e kryera në shkollat e Kosovës, në nivele të ndryshme të sistemit arsimor.

Praktika si mësimdhënëse dhe si pedagoge më ka mundësuar të kuptoj se të jesh para nxënësve, të marrësh një përgjegjësi të tillë është e guximshme, është e fortë dhe unë e dashurova çdo moment aty.

Objektiva ime themelore si mesimdhënëse është përgatitja e nxënësve për t'u përballur me "botën reale", ndërkaq synimi im është të rris aftësitë dhe idealet e studentëve që një ditë do të udhëheqin vendin.

Pozicionin si Fellow në Teach For Kosova e shoh si (një) mundësi ideale për të ndryshuar trajektoren e karrieres sime profesionale, duke krijuar projekte që hapin dyer për studentë të shquar e me potencial, e që jam e bindur se Kosova ka shumë të tillë.

Share this Post: