Unë quhem Gentijana Paçarizi, 23 vjeç nga Prizreni. Studimet bachelor i kam përfunduar në AAB në drejtimin Kulturë fizike dhe sport, momentalisht jam në studimet master në po të njëjtin drejtim.
Dashurinë për sportin e gjeta në rrugë si çdo fëmijë, e tek futbolli e gjeta veten. Isha lojtare futbolli dhe pjesë e ekipit të parë të futbollit të femrave në Prizren KFF Liria që u themelua më 1 shkurt 2016. E me vendimin më të vështirë që ta lë futbollin si lojtare, nga futbolli nuk u largova asnjëherë, në vitin 2020 u licencova si trajnere futbolli me Licencë C nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe UEFA. Kurse, në fillim të vitit 2021 fillova në mënyrë aktive edhe karrieren time si Refere, për momentin e pajisur me kategoritë 4&3. Një profesion që nuk e kisha menduar kurrë më parë, por që u dashurova me të menjëherë.
Një trajnim për aftësitë e kufizuara mi bashkoi rrugët me organizatën jo qeveritare Play International, me mision tepër të rëndësishëm kundër të gjitha llojeve të diskriminimeve dhe ndryshimin e mentalitetit për aftësitë e kufizuara përmes sportit. Në PLAY po ashtu fitova dhe një internship 3 mujor si punë praktike.
Po e perfundoj me 2 moto:
1.Sporti është arma më e fortë në realizimin e gjithëpërfshirjes!
2. Mënyra më e mirë që ta parashikosh të ardhmen është ta ndërtosh atë!