Rina Kryeziu

1205-title

Unë quhem Rina Kryeziu. Jam 23 vjeçe, nga Prishtina. Mësimet i kam ndjekur në gjimnazin “Xhevdet Doda”, kurse studimet i kam vazhduar në degën e Gjuhës shqipe, në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Tani jam afër përfundimit të studimeve master, në këtë drejtim.

Krahas studimeve, kam qenë gjithmonë e angazhuar me punë dhe aktivitete të ndyshme. Kam përvojë pune në fushën e mediave, dhe në OJQ me fokus te edukimi dhe fuqizimi i të rinjve. Kam përvojë si tutore, fasilitatore dhe trajnere (GlobalGirl Media dhe Girls’ Voices), në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe menaxhere e operacioneve (në KosovaLive dhe në fondacionin Jahjaga), si dhe si lektore (Gazeta Nacionale dhe shtëpia botuese Dukagjini). Po ashtu kam marrë pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme, të cilat më kanë ndihmuar t’i zgjeroj njohuritë e mia në fusha të ndryshme. Për momentin po punoj si lektore.

Për një periudhë gjatë vitit 2021, jam propozuar nga fakulteti si arsimtare zëvendësuese në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Përvoja si arsimtare më shtoi edhe më shumë dashurinë për fëmijët dhe punën me ta në arsim, dhe më përforcoi dëshirën dhe vullnetin që karrierën time ta përqendroj në këtë drejtim.

Ndër gjërat që i dua më së shumti janë fëmijët dhe gjuha. Kam parë që fëmijët e Kosovës janë plot me mençuri e talent – dy tipare, që unë si mësuese e gjuhës synoj t’ua nxjerr në pah.

Mezi pres t’i ndaj me nxënësit e mi të gjitha njohuritë e mia, dhe të krijoj një ambient mësimi ku ata përveç se do të ndajnë e do të fitojnë njohuri, do ta nxjerrin në pah edhe talentin dhe kreativitetin e tyre. Si mësuese e gjuhës, do t’ua mësoj atyre shkathtësitë për ta përdorur gjuhën me efikasitet dhe efektshmëri, për një sukses dhe dobi të vazhdueshme.

Jam shumë e lumtur që bashkë me Teach for Kosova, kam mundësinë të kontribuoj edhe unë për arsimin dhe rininë e vendit tim.

Share this Post: