Sala Jashari

1191-title

Unë quhem Sala Jashari. E lindur dhe rritur në Skënderaj. Studimet Bachelor i kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës ''Hasan Prishtina'' – Edukim. Aktualisht, jam duke studiuar ''Media dhe Komunikim'', në nivelin Master. Rrugëtimin tim akademik vazhdimisht e kam pasuruar me përvoja të ndryshme, duke shfrytëzuar çdo mundësi që kam observuar - qoftë edhe nga më të voglat.

Këtë vit jam zgjedhur si përfaqësuese e vendasve të mi në Kuvendin Komunal, pozita e Këshilltares Komunale në Skënderaj. Aftësitë e mia i kam zhvilluar edhe më shumë duke qenë pjesë e OJQ-ve të ndryshme, ku edhe veprimtarinë time e kam shpalosur në pozita të ndryshme, dhe po ashtu e vetëpunësuar.

Disa prej pozitave:

  • Mentore e mësimdhënësve të shkollave të mesme në implementimin e programeve UP- SHIFT dhe PONDER në Kurrikulën e Kosovës, bashkëpunim mes UNICEF dhe Ministrisë së Arsimit, në komunat Gjilan, Gjakovë dhe Lipjan.
  • Fasilitatore Vullnetare në projektin e OJQ TOKA – Vullnetarizmi Edukativ. Projekt ky që ndihmon nxënësit e çfarëdo moshe të zhvilloj aftësitë krijuese dhe mendimin kritik ndaj zgjidhjeve të problemeve që shkaktohen në komunitete.
  • Tutore në mësime shtesë – ku ndihmojë nxënësit të arrijnë synimet e tyre, dhe të përmirësojnë pikat që i kanë cilësuar si më të dobëta në shkollë.
  • Gazetare praktikante në Klan Kosovë,departamenti i informacionit
  • Praktikante si Zhvilluese e Biznesit në ECIKS.

Sot, edhe unë kam nderin të jem pjesë e misionit të Teach For Kosova. Pjesë e shpresës dhe vlerave – dedikuar cilësisë dhe brezave në vazhdim.

Share this Post: