Xheneta Jashari

1190-title

Unë jam Xheneta Jashari, jam 22 vjeҫ dhe jetoj në Prishtinë.

Këtë vit jam duke i vazhduar studimet Master në fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit – Drejtimi i Përgjithshëm dhe në fakultetin Juridik – Programi e Drejta Civile dhe Pronësore.

Gërshetimi i studimeve, vullnetarizmi, praktikat e shkurta në shkolla që kam mbajtur, trajnimet që kam ndjekur – specifikisht lidhur me edukimin fizik, kanë ndikuar tek unë ta ndjejë më shumë vullnetin dhe pritshmërinë që kanë fëmijët për një shtysë apo motivim, ndjenjën e barazisë dhe të përkatësisë. E sidomos kur ekziston fakti se aktivitetet sportive mund të ndërrojnë mentalitet dhe të thyejnë ҫdo tabu. Kjo është edhe një ndër arsyet kryesore se pse unë dua të jem në sistemin e arsimit dhe të kontribuoj në ˮkëmbim të ngjyrave“.

Kësisoji, jam shumë e lumtur që jam pjesë e Teach For Kosova dhe kam mundësinë që të punojmë bashkë për një arsimim të mirëfilltë me krejt kuptimin që mban, e të veprojmë si udhërrëfyes dhe jo si një hije.

Share this Post: