Xhenita Krasniqi

1200-title

Unë jam Xhenita Krasniqi, e lindur dhe rritur në qytetin e Ferizajt. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kam përfunduar po në këtë qytet.

Hapat e parë drejt rrugës akademike i kam hedhur në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, kështu duke studiuar për Matematikë Financiare. Përveç pjesës teorike që kam nxënë aty, dyert mu hapën edhe për punë praktike, duke më mundësuar që njohuritë dhe aftësitë e mia t'i shpalosja me të tjerët pikërisht në fushën e arsimit.

Për rreth 2 vite kam ushtruar profesionin e mësimdhënëses së Matematikës duke mbajtur kurse dhe aktivitete kreative për fëmijë dhe të rritur në shkollën private Sidi Education-Ferizaj. Angazhimet e mia në këtë fushë më kanë pasuruar si person dhe më kanë bërë që të kem një qasje ndryshe nga aspekti i ndikimit pozitiv te nxënësit.

Një ndër gjërat që më ka bërë për vete kjo fushë është të mësuarit nga ta! Aq më tepër tani që kontributi im do të ketë përfshirje edhe më të gjerë si pjesë e Teach For Kosova, për përmirësimin e cilësisë dhe ngritjen e vetëdijes rreth rëndësisë së edukimit.

Çdo vend ka nevojë për një shoqëri me liri të shprehjes e frymë pozitive.
Kosova është një vend i vogël, por në të ka shumë pika ndriçuese, të cilat thurin rreze drite që e ardhmja e saj të shkëlqejë përtej çdo vije kufizuese.

Share this Post: