Xhennete Shabani

1208-title

Unë quhem Xhennete Shabani jam 22 vjeçe, kam studijuar dhe diplomuar në baçelor në Fakultetin e Edukimit në Universitetin " Hasan Prishtina" në Prishtinë – në drejtimin
"Pedagogji e përgjithshme".

Për mua - Rëndësia e Edukimit ështe njëra ndër parësore nga llojet e ndryshme të profesioneve të tjera, sepse "Edukimi është arma më e fuqishme për të ndryshuar botën". Andaj, e kam parë të domosdoshme si synim që të marr vendim të studijoj në fushën e edukimit me qëllim që të kontribojë në komunitet dhe në shtetin tim me përgjegjësi që të ndryshojmë reformimin e sistemit arsimorë në vendin tonë ndër të cilat ballafaqohemi me: vështirërsit, sfidat në arsim, diskriminimet, pabarazitë, synojë të paraprijë objektiva afatgjata, duke anuar optimiste e së ardhmës së dëshiruar.

Duke pasur parasysh që në moshën e re si 15 vjeçe jam aktiviste e inkuadruar në organizata të ndryshme jo qeveritare me qëllim që të promovojë dhe të ndërgjegjësojë vetëdijësimin tek të rinjtë ndaj dukurive devijante apo negative shoqeruese-sociale të llojeve të ndryshme, dhe duke i fuqizuar idetë, për një bashkëpunim në grup dhe duke iu shmangur me gjërat të cilat ne po i përballemi çdo dite si qenie shoqërore. Marrja pjesë në trajnime, konferencë, në praktika të ndryshme më ka ndihmuar dhe lehtësuar që përgjatë studimit të kem marrur pervoja të reja qoftë ato personale dhe profesionale duke filluar nga ato më të thjeshta deri tek ato më të ndërlikuara.

Duke filluar si nje vullnetare, pastaj si ligjëruese tek klubi i vajzave me qëllim të parandalojë martesat e hershme tek vajzat e komuniteteve jo shumicë dhe parandalimin e braktisjes së shkollës tek fëmijët e komuniteteve romë, ashkali dhe egjptian. Në rolin si mësimdhënëse (jo-formal) duke dhënë mësim (kurs inteziv) specifikisht shkrim -lexim, matematikë, dy lëndët parësore duke i ndërlidhur me aktivitete atraktive me qëllim që ta luftojmë analfabetizmin tek fëmijët e komuniteteve jo shumicë.
Në rolin si mentoruese, këshilluese, orientuese, duke i përkrahur dhe mbështetur studentët të komuniteteve jo shumicë të cilët kanë vështirësi gjatë studimeve të fushës së edukimit të “Pedagogjisë së përgjithshme” duke i monitoruar dhe duke ia zhvilluar aftësitë e tyre individuale gjatë studimeve akademike. Marrja pjesë në trajnimet, për një mësimdhënës atraktive, strategjitë moderne të mësimdhënies, mësimi përmes angazhimit dhe edukim për të gjithë, më inkuadroi të jem e angazuar si asistente mbështetëse e mësimdhënësit në projektin “Education for all – Fulfilling the rights of children and adolescents with special needs and from vulnerable communities”.

Mbështetja ime në rolin e asistencës së fëmijeve me nevoja të veçanta, nxënësve me vështirësi në të nxënë (lexim, çrregullim, belbëzim, disleksi, disgrafi), fëmijëve me sindrom down dhe me autizëm, fëmijëve të komuniteteve jo-shumicë dhe nxënësve të talentuar në kuadër të klasave (1-9) duke iu përshtatur stilet e ndryshme të të nxënit të fëmijëve qoftë: audiotitive, estetike, ilustrime, visuele, foto,video, dhe aktiviteteve interaktive.

Duhet ta kemi parasysh: "Sepse të gjithë jemi me karakteristika të ndryshme individuale, jemi unik në mënyren tonë. Mësimdhënia është shkencë dhe art".

Duke qenë pjesë e Teach For Kosova, e kësaj lëvizje për arsimim sa më cilësor që është një rrjet i gjërë, synojë që si mësimdhënëse të krijoj mekanizma që do të zvogëlojnë sfidat në shkolla, dhe si një mësimdhënëse ta kryej detyrën time me përgjegjësi, ndershmëri, që do ta përmisojë performancën e nxënësve dhe do të promovojë arsimin sa më gjithëpërfshirës dhe klimë pozitive në klasë.

"Le të mbizotërojë diversiteti në shkolla".

Share this Post: