Albulena Ajeti

1285-title

Jam Albulena Ajeti, 29 vjeçare, nga Podujeva. Kam përfunduar studimet themelore dhe master në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi angleze.

Që nga viti i dytë i studimeve kam filluar të mbaj kurse të gjuhës angleze ndërsa aktualisht punoj edhe si mësimdhënëse e gjuhës angleze në shkollë të mesme të ulët.

Besoj se roli i mësimdhënësit është shumë i madh në shoqëri dhe ndihem shumë me fat që më është dhënë mundësia të ushtroj këtë profesion. Kam qenë shumë e lumtur kur kam dëgjuar për ‘Teach for Kosova’ pasi e kam parë si një mundësi shumë të mirë t’i bashkohem një grupi që ka vullnet të mirë dhe dëshirë të madhe për të përmirësuar dhe kontribuar në fushën e arsimit në Kosovë.

Jam e vetëdijshme për sfidat nëpër të cilat mësimdhënësit përballen mirëpo dashuria ndaj profesionit dhe durimi e përkushtimi ndaj gjeneratave të reja e bën që çdo sfidë të tejkalohet e çdo rezultat i synuar të arrihet.

“Edukimi është i vetmi investim të cilin nuk mund ta marrë askush“

Share this Post: