Edorela Beqiraj, 28-vjeçare, nga Deçani. Studimet themelore i kreu pranë Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" në Fakultetin e Edukimit, e më pas vijoji studimet e nivelit master në Programin e Pedagogjisë teorike-shkencore, në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".
Përgjatë studimeve, ajo u përqendrua në vrojtimin dhe njohjen e metodave më të suksesshme të edukimit në botë ku edhe studioi më për së afërmi me metodologjinë e edukimit Montessori. Etja për të njohur këtë metodologji, hapi dyert e para drejt kontributit të drejtperdrejtë në fushën e arsimit.
Me përfundimin e studimeve thelemore, filloi punën si mësuese e edukimit montesorian përgjatë një viti, ku edhe nisën angazhime më të theksuara për zhvillim profesional. Në vitin 2018, kishte rastin të merrte pjesë në programe çertifikimi, me Institutin “Waterpark Montessori International”, në Oslo të Norvegjisë. Punën e saj e vazhdoi me shkollat fillore bashkëkohore, ku dha kontributin e saj për 6 vite radhazi.
Falë përvojës së fituar përgjatë kësaj periudhe, gjeti vullnetin që punën dhe idetë e saj t'i ndante me komunitetin e mësimdhënësve dhe prindërve duke krijuar platformën e edukimit @edoteaching ku publikohen materiale dhe metoda mësimore praktike dhe falas për komunitetin.
Së fundmi, ishte pjesë e Samitit " One Earth - Teachers for change" organizuar nga Instituti i Çmimit Nobel, përvojë kjo që zgjeroi horizontin e informacioneve rreth edukimit mbi energjinë e ripërtritshme dhe theksoi rëndësinë e trajtimin të problematikave globale si kjo në klasat tona.
"Të stimulojë jetën, duke e lënë të lirë, që megjithatë të shpaloset vetë, kjo është detyra e parë e edukatorit! " -M.Montessori