Ferdane Azemi

1291-title

Jam Ferdane Azemi, 27 vjeçare e lindur në Mitrovicë, Kosovë. Kam mbaruar studimet në drejtimin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore në nivelin master, në Universitetin "Isa Boletini" në Mitrovicë. Së fundmi kam marrë përsipër rolin e inspektores sanitare në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe jam pjesë e laboratorit kur ka nevojë për staf shtesë.

Po ashtu jam edhe themeluese e Institutit "Green Foods and Public Health", i cili fokusohet kryesisht në prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit dhe sistemin e qëndrueshëm të ushqimit në Kosovë dhe më gjerë.

Përvojën time e kam zgjeruar edhe më tej duke u angazhuar në role të ndryshme nëpër organizatatat brenda dhe jashtë vendit. Në organizatën “Kinas” në Prishtinë në rolin e facilitators mbaj vazhdimisht punëtori në lidhje me Agrikulturën, Bujqësinë, Agronominë dhe Ushqimin në Kosovë.

Ndërsa, në organizatën “EIT FOOD” në Belgjikë jam hulumtuese në fushën e ushqimit, konkretisht gjetjes së metodave të reja për sigurimin e proteinave duke mos ndikuar në ambient.

Unë shpresoj të gjej një përvojë frymëzuese dhe mbresëlënëse në programin Teach for Kosova. Kam shumë pritshmëri për të punuar me një staf të përkushtuar dhe për të mësuar shumë nga ta. Përveç kësaj, pres të kontriboj në të ardhmen e nxënësve dhe të ndikojë në sistemimin e arsimit në Kosovë jo vetëm në afatin kohor prej dy vitesh por edhe në mënyrë afatgjate.

Share this Post: