Une jam Shemsi Kodrolli, vij nga komuna Ferizaj. Shkollën fillore të mesme të ulët e kam përfunduar në "Naim Frashëri" në Zaskok, kurse shkollën e mesme në "Faik Konica" Ferizaj. Gjatë shkollimit fillor kam punuar si vullnetar, me nxënës të ciklit klasor, ku edhe këtu lindi dëshira për mësimdhënie.
Ndërsa, gjatë shkollimit të mesëm, punova një vit vullnetar në Qendrën Sociale Edukative në Dubravë si tutor në mësimin plotësues. Lidhja me nxënës u forcua edhe më shumë dhe dashuria për mësimdhënie u shtua më tepër, kur fillova studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Fillor. Pas përfundimit të studimeve u pranova si mësimdhënës në shkollën “Naim Frashëri” në Zaskok.
Gjatë studimeve jam bërë pjesë e OJQ-së Roma Versitas Kosova ku kam ndjekur trajnimet të ndryshe të cilat i kontribuojnë punës sime si mësimdhënës.
Përpos këtyre trajnime në këtë organizatë, kam marrë pjesë edhe në trajnime të tjera si: “Promovimi i paqes dhe tolerances”, “Parandalimi i prirjeve ekstreme dhe radikale në shoqëri”, më pas kam ndjekur shkollën verore të organizuar nga KFOS, “Për klasën përgatitore dhe arsimin fillor në zbatimin e kurrikulës së re”, “Zhvillimi i të menduarit kritik dhe kreativ”, “Hartimi i PIA për nxënës me nevoja të veçanta”, etj. Po ashtu kam qenë pjesëmarrës edhe në trajnimin me OSBE-në për “Interkulturalizmin dhe Multikulturalizmin”.
Rëndësia e shkollimit është shumë e madhe dhe mendoj se: "Shkollimi është dritë në mesin e errësirës". Kam nderin të jem pjesë e Teach For Kosova, e cila synim ka arsimin cilësor në Kosovë, i cili është synim edhe i imi dhe shpresoj që synimet tona t'i arrijmë së bashku.