Apliko Tani

Ne kërkojmë aplikime autentike që pasqyrojnë përvojat dhe perspektivat tuaja personale. Por, e kuptojmë që mjetet e AI (si ChatGPT, Gemini, Grok, etj.) mund të jenë të dobishme për përmirësimin e aplikimit tuaj.

Megjithatë, aplikimet që janë të gjeneruara tërësisht nga këto mjete, pa ndonjë kontribut domethënës personal, nuk do të merren parasysh.

Vetëm nëse jeni aplikantë nga Diaspora!

Vetëm nëse jeni aplikantë nga Diaspora!

Vetëm nëse jeni aplikantë nga Diaspora!

Pse besoni se Teach For Kosova duhet t'ju zgjedhë juve si Fellow dhe çfarë ju shtyri të vendosni të aplikoni për Fellowship?

- Përshkruani motivimin tuaj për të aplikuar në programin Fellowship të Teach For Kosova, duke përfshirë përvoja personale, histori frymëzuese, ose sfida që dëshironi të adresoni për të kontribuar në përmirësimin e arsimit në vend. (100-200 fjalë)

Çfarë aftësish dhe/ose përvojash keni që mund të aplikohen në mësimdhënie në një mjedis klasor?

- Përshkruani aftësitë dhe përvojat tuaja që mund të ndikojnë pozitivisht te nxënësit dhe tregoni si do t'ju ndihmojnë/mbështesin në krijimin e një mjedisi të suksseshëm mësimor. (100-200 fjalë)

Cilat cilësi të karakterit ju veçojnë më shumë si person dhe si kanë ndikuar ato cilësi në suksesin tuaj? (200-400 fjalë)

Në përgjigjen tuaj, përfshini këto aspekte për të treguar më qartë se si cilësitë e karakterit tuaj kontribuojnë në arritjen e qëllimeve tuaja:

• Identifikoni 2-3 cilësi thelbësore: Zgjidhni cilësi që mendoni se ju përfaqësojnë më së miri.
• Shpjegoni domethënien personale: Përshkruani se çfarë do të thotë secila cilësi për ju dhe pse e konsideroni atë të rëndësishme.
• Jepni një shembull praktik: Shpjegoni si këto cilësi ju kanë ndihmuar të keni sukses në ndonjë situatë të caktuar ose si ju përforcojnë në arritjen e qëllimeve të përditshme.

Cili është perceptimi juaj për diversitetin në arsim? Si do ta përfshini perceptimin tuaj për diversitetin në punën tuaj të përditshme? (400 fjalë)

Në përgjigjet tuaja, përfshini këto pika për të ndarë mendimet dhe qasjen tuaj ndaj diversitetit në arsim:

• Si e kuptoni ju konceptin e diversitetit?: Përshkruani se si e kuptoni ju diversitetin dhe çfarë domethënie ka për ju. (200 fjalë)
• Si do ta përfshini diversitetin në punën tuaj të përditshme: Shpjegoni konkretisht se si do ta zbatoni perceptimin tuaj për diversitetin në aktivitetet dhe punën tuaj të përditshme. (200 fjalë)

Nëse zgjidheni si Fellow, si do t'i udhëhiqni dhe frymëzoni nxënësit për të realizuar potencialin e tyre të plotë brenda dhe jashtë klasës? (200-400 fjalë)

Në përgjigjet tuaja, përfshini këto aspekte për të ilustruar qasjen tuaj ndaj udhëheqjes dhe motivimit:

• Si do t'i frymëzonit dhe motivonit nxënësit?: Përshkruani mënyrat me të cilat do t'i inkurajonit nxënësit për të shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë, duke u fokusuar në qasjen tuaj për t’i mbështetur në arritjen e objektivave të tyre.
• Pse kjo qasje është efektive?: Shpjegoni arsyet pse besoni se kjo metodë do të funksionojë dhe si kontribuon në zhvillimin e nxënësve brenda dhe jashtë klasës.

Ne jemi në kërkim të individëve që kërkojnë rritje personale dhe profesionale, kuptojnë vizionin e Teach For Kosova dhe tregojnë pasion për të kontribuar në realizimin e vizionit tonë.

Çfarë prisni të përfitoni nga angazhimi në Teach For Kosova? (200-400 fjalë)

Në përgjigjen tuaj, përfshini këto aspekte për të pasqyruar pritshmëritë tuaja personale dhe profesionale:

• Përfitimet gjatë angazhimit dyvjeçar si Fellow: Përshkruani se çfarë prisni të arrini në nivelin personal dhe profesional gjatë angazhimit tuaj me Teach For Kosova.
• Vizioni për veten brenda 5 viteve: Shpjegoni se ku e shihni veten në 5 vitet e ardhshme dhe si mendoni se pjesëmarrja në program do t’ju ndihmojë të realizoni këto ambicie.

Vetëm nëse jeni aplikantë nga Diaspora!
(Përgjigjja juaj duhet të përfshijë më së paku 200 fjalë:)

NËSE NUK PRANONI EMAIL KONFIRMUES PAS DORËZIMIT TË APLIKIMIT, JU LUTEM SHIKONI EDHE FOLDERIN JUNK/SPAM NË EMAIL.