KRITERET E PRITSHME
Ne jemi në kërkim të të rinjve të shquar kosovarë të cilët janë të gatshëm të udhëheqin dhe të mësojnë nxënësit të sfidojnë sfondin socio-ekonomik për të arritur rezultatet e dëshiruara akademike dhe të rriten personalisht e profesionalisht. Andaj, nëse jeni i sapodiplomuar me aftësi dhe shkathësi prej udhëheqësi apo mësimdhënës i shkollave publike me më pak se 5 vjet përvojë pune dhe dëshironi të keni ndikim pozitiv në jetën e nxënësve e interesim për t’u bërë lider në Kosovë, APLIKONI TANI!
Për t'u kualifikuar, aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat minimale të mëposhtme:
• Të jenë qytetarë kosovarë të moshës 35 ose më pak
• Të posedojnë diploma Bachelor në cilindo fakultet deri në shtator 2022
Derisa mësimdhënësit mund të aplikojnë, përvoja në mësimdhënie NUK është obligative për programin e Fellowshipit. Të gjitha drejtimet akademike dhe profesionale inkurajohen të aplikojnë.
FAKTORËT QË NDIKOJNË NË PËRZGJEDHJEN TUAJ
Udhëheqja: Demonstroni gatishmëri dhe aftësi për të udhëhequr, frymëzuar dhe motivuar të tjerët për të kryer në mënyrë efektive detyrat dhe planet më komplekse.
Arritja: Shfaqni aftësinë për të vendosur pritshmëri më të larta për veten tuaj dhe punoni vazhdimisht drejt arritjes së tyre. Fellows mund të tregojnë arritjet e tyre në kontekste të ndryshme si akademike, profesionale, aktivitete jashtëshkollore, etj..
Mendimi kritik: Si një fellow, ju do të ballafaqoheni me sfida që do të kërkojnë zgjidhjen e problemeve. Ju mund të përdorni dhe modifikoni burimet e disponueshme, logjikën dhe të menduarit inovativ për të trajtuar sfidat dhe për të zgjidhur problemet ekzistuese.
Aftësitë organizative: Të jeni në gjendje që në mënyrë efektive ta menaxhoni kohën tuaj, planin dhe mbikëqyrjen e detyrave të shumta.
Aftësitë ndërpersonale: Të jeni në gjendje të komunikoni qartë dhe të mbani një qëndrim profesional. T'i konsideroni perspektivat dhe interesat e të tjerëve për t'u përgjigjur në mënyrë efektive.
Qëndrueshmëria: Ta kuptoni se sfidat janë mësim dhe mundësi për t'u zhvilluar në nivel profesional dhe personal. Me qëndrimin tuaj të tregoni se nuk dorëzoheni kurrë dhe se keni aftësitë e njohuritë e nevojshme për të zgjidhur problemet.
Respekti, sinqeriteti dhe bashkëpunimi: Të jeni mendjehapur, të shprehni gatishmëri për të mësuar nga të tjerët, të vlerësoni dallimet dhe të kuptoni se duke punuar së bashku arrijmë të kuptojmë më së miri kapacitetet tona.
Procesi i përzgjedhjes
Procesi i përzgjedhjes së Teach For Kosova është hartuar për të na ndihmuar në identifikimin e kandidatëve që do të tregojnë sukses në program.
Aplikimi Online
Ky është rasti juaj i parë për të na treguar për veten. Në aplikacionin online, do t'ju kërkohet të jepni të dhëna dhe informacione në lidhje me arritjet tuaja akademike dhe jashtëshkollore, historinë tuaj të punësimit dhe përgjigjet në një seri pyetjesh.
Qendra e Vlerësimit
Qendra e Vlerësimit e Teach For Kosova është një proces tërëditor dhe përbëhet nga 3 faza, duke përfshirë por jo limituar nga: shembulli i orës mësimore, ushtrimi grupor, dhe intervista personale.
Shënim: Për aplikimet jashtë Kosovës, intervistat mund të mbahen edhe virtualisht.