Edona Hamiti

1144-title

Unë jam Edona Hamiti, 21 vjeçare. Vij nga Suhareka, mirëpo për shkak të studimeve dhe një prespektive më ndryshe vendosa të jetoj në Prishtinë. Kam diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik në degën Punë Sociale. Përgjatë studimeve mësova shumë gjëra në lidhje me ndjenjat dhe emocionet e njerëzve në përgjithësi. Gjithmonë isha kurioze për problemet shoqërore që ndodhnin në komunitetin tim.

Qysh herët, jam përpjekur t’u përgjigjem nevojave të komunitetit, shkollës apo nxënësve duke iu ofruar ndihmën time në çdo aktivitet, shpeshherë duke mbajtur edhe mësim plotësues me ta vetëm e vetëm që t’i shmangim këto nevoja e të ndikojmë pozitivisht në edukimin dhe arsimimin e një shoqërie/komuniteti.

E gjej veten shumë bashkëpunuese në raport me njerëzit. Kam punuar gjatë gjithë kohës me fëmijë dhe më pëlqen të kaloj kohë me ta. Gjatë studimeve kam marrë pjesë çdoherë në trajnime, seminare, punë praktike si dhe kam qenë vullnetare në organizata të ndryshme. Falë këtyre përvojave kam arritur të fitoj njohuri të nevojshme duke përmirësuar aftësitë e mia në komunikim me nxënësit, menaxhimin e kohës si dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme. Të punosh me fëmijë është një ndjenjë e mrekullueshme e puna me ta ka qenë gjithmonë një pasion i veçantë për mua.

Ndryshimet pozitive po synojmë t’i sjellim bashkë me Teach for Kosova, e cila edhe realizoi dëshirën time, duke bërë që të jem pjesë e këtij programi dyvjeçar, i cili do të jetë sfidues por edhe frytdhënës në fushën e arsimit. Me të vërtetë po pres me padurim të jem pjesë e institucioneve arsimore si mësimdhënëse. Uroj që përvoja e marrë në këtë program do të shërbejë edhe më tej në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Share this Post: