Unë jam Endrit Temaj, nga Gjakova. Aktualisht jam në përfundim të studimeve Master-Dega Sociologji në Universitetin e Prishtinës. Studimet bachelor i kam përfunduar po aty. Fokusi im kryesor është në fushën e politikës, hapësirës dhe kulturës.
Që në fillimet e studimeve të mia unë jam interesuar në fushën e aktivizimit qytetar duke u angazhuar fillimisht si vullnetar në shumë organizata jo-qeveritare. Isha vullnetar në organizatën Local Democracy Agency në Pejë, ku aty përpos angazhimeve të herëpashershme u angazhova si Youth Correspodent në Knjazevac të Serbisë. Mund të them se kjo përvojë ishte diçka e bukur duke pasur parasysh që ke një barrë për të promovuar kulturalisht një komunitet. Për angazhimin tim si vullnetar jam shpërblyer nga komuna e Pejës si “Vullnetari vitit”. Aktivizmi im qytetar ka vazhduar në shumë projekte ku përpos eksperiencës që e cilësoj si më të rëndësishme, kam fituar edhe mirënjohje. Vlen të përmendet gara me ese kundër ekstremizmit të dhunshëm të organizuar nga S'Bunker apo edhe gara me ese e organizuar nga FIQ. Duke fituar përvojë dhe aftësi profesionale në vitin 2017, bashkërisht me disa kolegë kemi themeluar Organizatën jo-qeveritare "Artha". Angazhimi im profesional ka vijuar edhe si hulumtues i Legjislacioni të Kosovës për PAK me disa organizata që veprojnë në këtë fushë si dhe në sferën e gazetarisë. Kam qenë pjesëmarrës edhe në projektin për ndërtimin e muzeut të edukimit i cili ka për synim konservimin e kujtesës të viteve të '90-ta.
Arsyeja e angazhimit tim në Teach for Kosova lidhet fillimisht me ambiciet e mia, duke fituar dije profesionale dhe përvojë. Besoj që kam arritur të shoh profilet e nevojshme që i duhen sistemit të arsimit në Kosovë. Teach for Kosova e shoh si hapësirë përmes së cilës do të kem mundësi t’i realizoj njohuritë e mia, si dhe të jap një kontribut sado të vogël në shtytjen përpara të sistemit arsimor, veçmas në rrafshin e cilësisë. Njëkohësisht një eksperiencë e tillë do të më shërbej në ngritje time si personalitet.